Monday, 19. October 2026
Futboll

E bujshme nga Spanja: E ardhmja e Mourinho në dilemë, Florentino Pérez mendon për Deschamps

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e José Mourinho si trajner i Real Madrid mund të varet nga rezultatet e javëve në vijim, veçanërisht nga ‘El Clásico’. Lajme që vijnë nga Spanja sugjerojnë një zhvillim të papritur: sipas Radio MARCA-s, presidenti Florentino Pérez, po shqyrton tashmë një plan alternativ në rast se skuadra nuk i përmbush pritshmëritë.

I njëjti burim bën të ditur se Didier Deschamps, i cili së fundmi përfundoi mandatin e tij të gjatë në krye të kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026, është ndër kandidatët që po merren në konsideratë, nëse bëhet i nevojshëm një ndryshim në drejtim.  Ai është një nga figurat më të suksesshme në historinë e futbollit francez.

Skuadra e Real Madrid arriti një fitore bindëse 4-1 të dielën ndaj Sevilla, çka forcon pozitat e trajnerit portugez, por “los blancos” janë 6 pikë pas Barcelona në renditjen e La Liga. Ndaj dhe sfida mes tyre në fundjavë mund të ketë ndikim në fatin e Mourinho edhe pse vështirë mund të ketë një ndryshim në stol.

Teilen: