Monday, 19. October 2026
Futboll

Spalletti në të njëjtin nivel me Tudor dhe Motta. Pirlo dhe Sarri bënë më mirë

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e mbrëmshme e Juventusit 0-3 në shtëpi ndaj Lazio-s, i ka futur bardhezinjtë në një situatë delikate, duke vënë në rrezik edhe stolin e Luciano Spalletti-t.

Duke analizuar ecurinë e Juventusit në kampionat gjatë 15 viteve të fundit, nga viti 2011 e deri më sot, skuadra e Spalletti-t rezulton në një nivel shumë të ngjashëm me atë të Thiago Motta, dhe vetëm pak më mirë se Juventusi i Tudorit.

Skuadrat e Conte-s, Allegri-t, Sarri-t, madje edhe ajo e Pirlo-s, qëndrojnë shumë më lart se ajo aktualja e udhëhequr nga Spalletti. Këto janë statistikat e publikuar nga Sky Sports:

Conte: 273 pikë në 114 ndeshje (83 fitore, 24 barazime, 7 humbje)

Allegri: 663 pikë në 302 ndeshje (202 fitore, 57 barazime, 43 humbje)

Sarri: 83 pikë në 38 ndeshje (26 fitore, 5 barazime, 7 humbje)

Pirlo: 78 pikë në 38 ndeshje (23 fitore, 9 barazime, 6 humbje)

Spalletti: 65 pikë në 36 ndeshje (18 fitore, 11 barazime, 7 humbje)

Motta: 52 pikë në 29 ndeshje (13 fitore, 13 barazime, 3 humbje)

Tudor: 30 pikë në 17 ndeshje (8 fitore, 6 barazime, 3 humbje)

Teilen: