Monday, 19. October 2026
Futboll

Rikthimi i Mourinho-s nuk po del siç pritej, në Madrid bëjnë gati zëvendësuesin e portugezit

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht fitores së fundit 4-1 ndaj Sevilla, ecuria e Real Madridit këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinho, nuk ka qenë aspak e mirë. Një humbje në “El Clasico”-n e fundjavës së ardhshme ndaj Barcelonës, do të vinte seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e portugezit në krye të stolit të “Los Blancos”.

Sipas AS dhe Marca, drejtuesit e Real Madridit janë të zhgënjyer nga ecuria e sezonit deri më tani. Presidenti Florentino Perez dhe zyrtarë të tjerë, prisnin shumë më tepër nga rikthimi i Mourinho-s, veçanërisht pasi thuhet se i dhanë atij liri të plotë për të ndërtuar skuadrën gjatë verës.

Sipas medieve në fjalë, në rast se Real Madrid do të vazhdojë me luhatje rezultatesh në ndeshjet në vijim, nuk përjashtohet aspak mundësia që ndarja me Mourinho-n të ndodhë që para fundit të këtij sezoni. Emri i parë në listën e Perez për të zëvendësuar Mourinho-n është Didier Deschamps. Francezi është i lirë dhe në kërkim të një aventurë të re, pasi e mbylli me kombëtaren e “Gjelave”, pas Botërorit të fundit.

Teilen: