Wednesday, 21. October 2026
Futboll

Realizoi 3 gola, Foden: Më e mira pritet ende të vijë, e shijova shumë këtë mbrëmje

GS 21/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, ishte protagonist në fitoren 5-1 që “qytetarët” arritën dje në Champions League ndaj grekëve të AEK. Ai realizoi një trigolësh, duke u rikthyer në kohët e dikurshme.

“E shijova shumë. Treguam sërish vendosmëri. Ndonjëherë loja nuk ishte shumë e bukur, bëmë pasime të pasakta, por mendoj se iu përmbajtëm planit të lojës, vazhduam përpara dhe në fund ia dolëm t’i mposhtnim”, tha Foden.

Më tej, mesfushori anglez komentoi: “Kam ende rrugë për të bërë derisa të kthehem në formën time më të mirë. Gjithsesi, e di që jam në drejtimin e duhur dhe po shënoj gola gjatë këtij procesi. Kjo ndihmon padyshim”.

“Thjesht dua të vazhdoj të punoj fort dhe të përpiqem të jem sa më i mirë të jetë e mundur, si për trajnerin, ashtu edhe për ekipin. Ky sezon ka nisur mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha Foden.

Teilen: