Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është gati për përballjen e Champions League që “topçinjtë” do të zhvillojnë sot ndaj Bayern Munich. Një ndeshje e bukur mes kampionëve të Gjermanisë dhe atyre të Anglisë.
“E presim me padurim këtë ndeshje. Kjo është lloji i skenës, kundërshtarit, trajnerit, klubit dhe stadiumit ku çdo kush dëshiron të jetë i përfshirë. E kemi përgatitur ndeshjen me shumë entuziazëm“, tha spanjolli.
Arteta sqaron se edhe ka nisur një sezon i ri ende nuk e ka lënë pas krahëve finalen e vjtshme të Champions, ku u mund nga PSG: “Jam përpjekur ta lë pas humbjen në finalen e vjetshme por nuk ia kam dalë!”
“Jam përpjekur për shumë javë gjatë verës, e madje edhe sot. Kur e shoh topin dhe dëgjoj muzikën Champions League e dëshiroj atë trofe jashtëzakonisht shumë. Sot më shumë se kurrë”, tha Mikel Arteta.
Më tej, ai shtoi: “E dimë se duhet të ecim hap pas hapi, por besoj se ai zjarr ekziston brenda ekipit, sepse e dimë se çfarë na është dashur të përjetojmë. Nuk jemi shpallur kampionë të Evropës, e humbëm pas penalltive. Do të provojmë sërish.”