Wednesday, 21. October 2026
Sport

Bayern – Arsenal, derbi që mbyll xhiron e Championsit

GS 21/10/2026 2 Min. Lesezeit

Me derbi filloi dhe pikërisht me përballje derbi do të mbyllet xhiro e tretë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Përballja Bayern Munchen – Arsenal, është derbi i madh i natës së dytë të kësaj xhiroje të Championsit pas atij ndaj PSG dhe Barcelonës, në natën e parë.

Edhe kjo ndeshje që luhet sonte dhe nis në orën 21:00, pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli pasi përballen dy prej skuadrave që synojnë triumfin në këtë garë.

Mbi të gjitha, Bayerni është kampion i Gjermanisë kurse Arsenali kampion i Anglisë dhe të dy skuadrat nuk kanë humbje në sezonin aktual të Ligës së Kampionëve.

Arsenali ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, dy më shumë se Bayerni që barazoi në xhiron e shkuar në udhëtim te Vikingu pas fitores 5:0 ndaj Bodo/Glimtit.

Bavarezët do ta kenë një mungesë të madhe ndaj Arsenalit pasi mungon Michael Olise, i cili në ndeshjen e shkuar u ndëshkua me karton të kuq kurse mbetet të shihet nëse në stol do të paraqitet trajneri Vincent Kompany që është i sëmurë.

Ndeshjet tjera të mbrëmjes që nisin nga ora 18:00, janë: Aston Villa –Viking, Brugge – Lens, Inter – Shakhtar, Betis – Feyenoord, Real Madrid – Leipzig dhe Sporting – LASK.

Ndërkohë, prej orës 18:45 kanë startuar ndeshjet Como – Manchester United dhe Lille – Galatasaray.

Teilen: