Barcelona pësoi humbjen e parë për këtë sezon, pasi u mund 4-2 nga PSG në “Parc des Princes”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve.
Pavarësisht humbjes, Lamine Yamal la gjurmët e tij në këtë përballje, ku shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e tij të 13-të në Champions League, duke barazuar rekordin e Kylian Mbappe për numrin më të madh të golave të shënuar nga një adoleshent në këtë kompeticion.
Edhe pse rezultati ishte zhgënjyes për Barcelonën, goli i Yamal forcon edhe më tej statusin e tij si një nga talentet elitare të futbollit evropian. Erling Haaland renditet i treti në listën historike, pasi shënoi 10 gola në Champions League, para se të mbushte 20 vjeç.