Gjilani – Llapi, është ndeshja hapëse e xhiros së 11-të në elitën e futbollit kosovar që nis të premten mbrëma.
Kjo përballje do të luhet në qytetin e Gjilanit të premten kurse nis nga ora 18:00, ndërsa të dy skuadrat synojnë fitoren.
Gjilani kërkon fitoren e dytë me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili xhiron e shkuar debutoi me fitore pasi në këtë post zëvendësoi Debatik Currin.
Aktualisht, Gjilani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë të mbledhura, ndërsa Llapi është i parafundit me vetëm 4 sosh.
Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, ka vetëm një fitore dhe një barazim karshi tetë humbjeve në këtë sezon dhe ndaj Gjilanit synon një rezultat pozitiv.
Llapi fitoren e vetme e ka regjistruar më datën 8 shtator kur e mposhti skuadrën e Vushtrrisë, e cila është e fundit në tabelë dhe ka vetëm një fitore e nëntë humbje.