Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistin e kombëtares, Albian Hajdarin.
Ai ka njoftuar se Hajdari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë!”, ka shkruar Ademi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Teilen: