Ulpiana ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në Superligën A të volejbollit, duke e mposhtur Golden Eagle Therandën me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së katërt.
Lipjanasit e nisën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë 25:20.
Theranda reagoi në setin e dytë, të cilin e fitoi ngushtë 26:24, por Ulpiana e ruajti qetësinë dhe e fitoi setin e tretë 25:23, për ta vulosur fitoren në të katërtin me rezultat 25:17.
Kjo është fitorja e tretë për “mrekullinë” Ulpiana në këtë edicion.
Forma impresive e skuadrës nga Lipjani bëhet edhe më domethënëse duke e pasur parasysh se ajo e ka ende një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar ndaj Lubotenit.
SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 4
ULPIANA 3-1 GOLDEN EAGLE THERANDA
25:20, 24:26, 25:23, 25:17
Teilen: