Thursday, 22. October 2026
Futboll

PSG, si zëvendësohet i Kvaratskhelia? Luis Enrique vlerëson lëvizjen surprizë

GS 22/10/2026 2 Min. Lesezeit

Fitorja e bujshme ndaj Barcelona-s në Champions League u eklipsua menjëherë nga një lajm i hidhur që mbërriti të nesërmen.

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Khvicha Kvaratskhelia ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë – një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushave për shumë muaj dhe e detyron Luis Enriquen të gjejë zgjidhje të reja në krahun e majtë.

Alternativa e parë është Mika Godts, i cili konsiderohet si zëvendësuesi natyral i gjeorgjianit. Belgu i ri është ende në fazë zhvillimi, por tashmë ka treguar cilësi premtuese.

Një opsion tjetër është Maghnes Akliouche, i cili erdhi nga Monaco këtë verë dhe vlerësohet lart nga trajneri spanjoll për aftësitë teknike dhe shkathtësinë e tij, pasi mund të luajë si anësor sulmues, ashtu edhe në mesfushë. Edhe Désiré Doué zotëron karakteristika të ngjashme dhe mund të aktivizohet në cilindo krah.

Për më tepër, sipas “L’Équipe”, PSG nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes në merksto për të afruar një sulmues të ri për krahun e majtë.

Megjithatë, në afat të shkurtër, po merr formë një ide tjetër: raportohet se Luis Enrique po mendon ta avancojë Nuno Mendesin më lart në fushë, duke e shndërruar mbrojtësin anësor portugez në një sulmues krahu, duke shfrytëzuar kështu dhuntitë e tij atletike dhe aftësinë për të fituar duelet një-kundër-një.

Kjo zgjidhje, gjithsesi, nuk është e zbatueshme menjëherë; Mendes aktualisht është i dëmtuar dhe do të mbetet jashtë fushave edhe për disa javë të tjera.

Për më tepër, zhvendosja e tij në një rol më të avancuar do ta detyronte trajnerin të riformulonte vijën mbrojtëse, duke u mbështetur te lojtarë si Lucas Hernandez, Lucas Beraldo ose – nëse është e nevojshme – Warren Zaïre-Emery.

Ndërkohë, trajneri spanjoll po merr në konsideratë edhe Senny Mayulu-n dhe Quentin Ndjantou-n – të dy të vlerësuar lart nga klubi – të cilët mund të fitojnë një rol të rëndësishëm në rotacion gjatë mungesës së Kvaratskhelias.

Ky është një opsion që mund t’i lejojë PSG-së ta menaxhojë situatën emergjente, të paktën derisa të rihapet merkato.

Teilen: