Friday, 23. October 2026
Futboll

Mungoi në mesjavë në Champions, trajneri Maresca zbulon gjendjen e Haaland para sfidës me Villa

GS 23/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se sulmuesi Erling Haaland do të jetë në gjendje të përballet me Aston Villa në ndeshjen ne radhës në Premier League, pasi mungoi në fitoren 5-1 të Manchester City ndaj AEK në Champions League në mesjavë.

Haaland u largua nga fusha duke çaluar pas fitores ndaj Ipswich Town fundjavën e kaluar dhe qëndroi në stol gjatë ndeshjes së mesjavë. Maresca konfirmoi se norvegjezi do të jetë gati për udhëtimin drejt Villa Park.

Megjithatë, ka ende dyshime për gjendjen fizike të Matheus Nunes, Mateo Kovacic dhe Nico O’Reilly. “Kemi edhe dy seanca stërvitore. Të gjithë mund të jenë ose jo të gatshëm; kjo varet nga dyshimet që ekzistojnë ende,” tha Maresca.

Më tej, duke dhënë një përditësim mbi dëmtimet, shtoi: “Dje të gjithë shfaqën përmirësim, ndaj do ta shohim pasditen e sotme. Erling është i vetmi që është 100% i gatshëm, ndërsa për tre të tjerët duhet të presim seancën stërvitore.”

Teilen: