Friday, 23. October 2026
Sport

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

GS 23/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar me autoambulancë në një spital në Munih, pas një incidenti të raportuar sot gjatë ditës, raporton mediumi gjerman “BILD”.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, tekniku belg dyshohet se është rrëzuar pas stërvitjes së sotme, ndërsa më herët një helikopter i emergjencës kishte ateruar në qendrën stërvitore të klubit.

Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen shëndetësore të Kompanyt apo për shkaqet e incidentit. Bayern Munich pritet të japë më shumë detaje për gjendjen e trajnerit.

Teilen: