Saturday, 24. October 2026
Sport

Hita zbret në terren për protestën, porosi drejtuesve: Zbatoni ligjin dhe ruani proporcionalitetin

GS 24/10/2026 2 Min. Lesezeit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve dhe ka kërkuar ruajtjen e qetësisë, garantimin e rendit dhe reagim me vendosmëri ndaj çdo akti të dhunshëm mbi protestën e ditës së sotme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka kryer një inspektim të drejtpërdrejtë në terren pranë strukturave policore të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Gjatë një mbledhjeje pune me drejtuesit e shërbimeve, kreu i Policisë përsëriti udhëzimet me rëndësi parësore për zbatimin me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjeve.

Drejtori Hita nëvizoi se prania dhe veprimet e Policisë së Shtetit janë tërësisht në përmbushje të detyrës funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Ai theksoi se synimi kryesor i efektivëve në terren është garantimi i rendit, sigurisë publike, si dhe mbrojtja e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të tubuar paqësisht.

Hita u ka kërkuar drejtuesve që të ri-instruktojnë të gjitha trupat policore në terren për ruajtjen e qetësisë, dhënien e ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, si dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm.

/rtsh.al/

Teilen: