Sunday, 25. October 2026
Sport

Shiu shkakton përmbytje në Vlorë, uji dhe dherat bllokojnë disa rrugë

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që në qytetin e Vlorës të shfaqen problemet e para me prurjet e ujit. Situata problematike është evidentuar kryesisht në zonat kodrinore të Ujit të Ftohtë dhe Kalasë, ku prurjet e larta nga kodrat kanë sjellë në rrugë ujë të përzier me dhera.

Si pasojë e reshjeve, uji ka vërshuar në disa akse rrugore të qytetit, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Dherat e transportuara nga rrjedha e ujit kanë përfunduar në rrugë, duke e bërë më të vështirë kalimin në zonat e prekura.

Reshjet kanë zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa problemet regjistrohen në akset që kanë qenë gjithmonë të prekura në rast të përkeqësimit të motit.

/rtsh.al/

Teilen: