Spektakël golash në Bergamo, aty ku Atalanta barazoi 4-4 ndaj Frosinone, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Serie A. Dopietë e Nikola Krstovic, Ederson nga penalltia dhe goli i Eljif Elmas, për vendasit. Për miqtë, dopietë e Romano Schmid dhe golat e Giacomo Calo dhe Aleksa Terzic.
Në “Luigi Ferraris”, Genoa fitoi 1-0 ndaj Venezia, duke marrë fitoren e dytë për këtë sezon. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Mikael Egill Ellertsson, në pjesën e parë.
Mario mitaj debutoi si titullar në sfidën e sotme dhe luajti rreth 80 minuta. Mitaj u aktivizua nga trajneri Daniele De Rossi si mesfushor i majtë dhe bëri një paraqitje kryesisht pozitive.
Për Venezia u aktivizua në pjesën e fundit të ndeshjes sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, por pa arritur të gjejë dot golin.