Sunday, 25. October 2026
Futboll

Mungon trajneri Kompany, por Bayern fiton pa problem në transfertë dhe rikthehet në krye (video)

GS 25/10/2026 2 Min. Lesezeit

Bayern Munich ka fituar 1-3 ndaj Freiburg, në ndeshjen përmbyllese të javës së shtatë në Bundesligë. Bavarezët ishin në këtë takim pa trajnerin Vincent Kompany. Belgu ka shfaqur probleme shëndetësore javën e fundit. Në vend të tij, skuadra u drejtua nga zv.trajneri Aaron Danks.

Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 16-të, me Dayot Upamecano.

Francezi u tregua fantastik, ku pasi ndali në mënyrë perfekte aksionin e vendasve, u nis në kundërsulm dhe pas asistit të Michael Olise, Upamecano u “shndërrua” në një sulmues të mirëfilltë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 42-të, ishte radha e Serge Gnabry për të dyfishuar shifrat, pas një aksioni të shpejtë të bavarezëve në krah dhe asistit perfekt të Nathaniel Broën. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Bayern.

Në minutën e 82-të, vendasit rihapin takimin, duke ngushtuar shifrat falë autogolit të Tom Bischof. Michael Olise vulos fitoren 1-3 për Bayern, me golin e tij në minutën e fundit shtesë. Pas kësaj fitoreje, Bayern rikthehet në krye me 17 pikë, njësoj sa Dortmund, por me golavarazh më të mirë.

SHIKOGOLAT

Teilen: