Luhet në “Camp Nou” akti i parë i “El Clasico” për këtë sezon në La Liga. Barcelona vjen pas 9 fitoreve rresht në po kaq javë dhe do të kërkojë sot fitoren e radhës, për të rritur akoma edhe më shumë diferencën e pikëve nga Real Madrid.
“Los Blancos” renditen momentalisht në vendin e tretë em 21 pikë, 4 pikë më pak se Atletico Madrid e vendit të dytë dhe 6 pikë më pak se Barcelona kryesuese.
Katalanasit vijnë me disa mungesa të rëndësishme për këtë takim si Eric Garcia, Dani Olmo dhe Jules Kounde, të dëmtuar. Pa harruar këtu edhe danezin Andreas Christensen.
Te Real Madrid përveçse të dëmtuarëve tashmë të zakonshëm si Raul Asencio, Rodryo dhe Ferland Mendy, mungon sot edhe Thibaut Courtois, për shkak të gjendjes gripale si dhe Vinicius Junior për shkak të kartonit të kuq të marrë dy javë më parë ndaj Villarreal.
Hansi Flick dhe Jose Mourinho kanë vendosur të zbresin në fushë me këto formacione zyrtare:
Barcelona XI: Joan Garcia, Espart, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo, Rodri, Pedri, Lamine, Fermin, Gordon, Raphinha
Real Madrid XI: Lunin; Cucurella, Hujisen, Konate, Valverde; Bernardo Silva, Bellingham, Tchouameni; Diomande, Guller, Mbappe