Sunday, 25. October 2026
Futboll

27-vjeçari mund të marrë frymë lirisht, PSG merr vendimin e parë për merkaton e janarit

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht disa paraqitjeve jo të mira këtë sezon, PSG ka besim të plotë te Matvey Safonov dhe nuk do të bëjë asnjë përforcim të ri për portën, gjatë merkatos së janarit.

Edhe pse së fundmi qarkulluan zëra për mundësinë e afrimit të një portieri tjetër, drejtuesit e klubit parizien kanë vendosur të vazhdojnë t’i besojnë portierit rus. Sipas “Canal+”, klubi parizien nuk po mendon të ndryshojë hierarkinë e portierëve gjatë merkatos së dimrit.

Pasi mbërriti në klubin francez për të konkurruar me Gianluigi Donnarummën, Safonov arriti gradualisht të vendosej si portieri i parë sezonin e kaluar. Në moshën 27-vjeçare, portieri rus ka marrë përparësi ndaj Lucas Chevalier-së, i cili u afrua pikërisht për të ofruar më shumë siguri në atë pozicion.

Të paktën deri në fund të sezonit, Safonov e ka vendin e sigurt si titullar i portës te PSG. Rusi është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2029.

Teilen: