Sunday, 25. October 2026
Futboll

Asnjë minutë për Zhegrovën, Juventus rikthehet te fitorja (video)

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mundur 0-2 Lecce-n, në sfidën e javës së tetë në Serie A, e luajtur në “Via del Mare”.

Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit, bardhezinjtë kaluan në avantazh. Asiston Douglas Luiz, shënon Weston McKennie.

Në minutën e 41-të, ishte Douglas Luiz që dyfishoi shifrat për bardhezinjtë, me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Juventusin.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë administruan më së mirë rezultatin. Vendasit e mbyllin takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Kialonda Gaspar, në minutat shtesë.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Juventus fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë. Lecce mbetet në vendin e 12-të me 9 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: