Monday, 26. October 2026
Futboll

Milan del me tre pikë të arta nga Friuli. Kuqezinjtë kryejnë me sukses misionin ndaj Udinese (video)

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Milan ka fituar 0-2 në Friuli ndaj Udinese, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në Serie A. Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të.

Luka Modric ekzekuton një goditje të shpejtë dënimi, duke i dhënë një asist perfekt Christian Pulisic. Amerikani nuk e kishte aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Minutat në vijim ishin tërësisht të qeta dhe munguan rastet konkrete nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Milanin.

Kuqezinjtë dyfishuan shifrat me Omari Hutchinson në minutën e 65-të. Anglezi gjendej në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, i kthyer mbrapsht nga goditja e fuqishme jashtë zone e Ardion Jasharit.

Në minutën e 75-të, Gonçalo Ramos ishte pranë golit të tretë për kuqezinjtë, por goditja e portugezit ndalet nga një ndërhyrje e përsosur e Maduka Okoyes, i cili e devijon topin drejt traversës me majat e gishtave.

Milan fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë. Udinese mbetet në vendin e 17-të, me vetëm 4 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: