Humbja 2-1 e Barcelonës ndaj Real Madridit në “Camp Nou” ka sjellë kritika për Lamine Yamal. Ish-sulmuesi i Watford dhe komentatori i “CBS Sports”, Troy Deeney, ishte i drejtpërdrejtë: “Është shqetësuese ajo që po ndodh me Lamine”.
Vetëm një javë më parë, anglezi e konsideronte të pamundur fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës. Por pas “El Clásico”-s, ndryshoi Qëndrim: “E kemi parë Lamine të shënojë në ndeshje të rëndësishme, por kjo është shqetësuese. E kemi parë kundër Nuno Mendes dhe Cucurellas dhe të dy kanë arritur ta ndalin. Ai është i ri dhe duhet të mësojë, sepse dy nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë e kanë neutralizuar, duke mos i lejuar të krijojë raste”.
Edhe mediat ndërkombëtare kritikuan paraqitjen e talentit të Barcelonës. “Sports Illustrated” e përshkroi si “të frustruar dhe të parehatshëm”, ndërsa “Associated Press” vuri në dukje rastin e humbur para pushimit dhe faktin se Kylian Mbappé ia vodhi vëmendjen.
Megjithatë, Yamal mbetet një lojtar kyç për Hansi Flick, pavarësisht debatit për paraqitjet e tij ndaj rivalëve të mëdhenj.