Vedat Muriqi i ka dërguar një sinjal të qartë skuadrës së Galatasarayt dhe sulmuesit nigerian Victor Osmihen në prag të përballjes me Fenerbahçen.
Derbi i madh i Turqisë, Galatasaray – Fenerbahçe, luhet sonte nga ora 19:30 dhe e mbyllë xhiron e nëntë të Superligës turke.
Muriqi pritet t’i prijë sulmit të Fenerbahçes në këtë derbi, në të cilin ka premtuar se do të shënoj gol por edhe pret ta fitojnë.
Gjithashtu, Muriqi ka paralajmëruar edhe lojtarin më të rrezikshëm te Galatasarayt, sulmuesin Osimhen që ka shënuar 6 gola në kampionat, një më pak se kapiteni i Kombëtares së Kosovës.
“Ai është një lojtar i fortë edhe i mirë, por unë kam besim te bashkëlojtarët e mi. Mendoj se mbrojtja jonë do ta neutralizojë Osimhenin, dhe sigurisht se duam ta fitojmë këtë derbi”, ka thënë Muriqi.
Aktualisht, Galatasaray është i dyti në tabelë me 19 pikë, tri më shumë se Fenerbahçe që zë vendin e tretë.