Tuesday, 27. October 2026
Futboll

La Liga i kërkon falje Kinës, pas polemikave me Mbappé: “Do të marrim të gjitha masat…”

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

La Liga ka shprehur keqardhje të thellë për deklaratat e Kylian Mbappé rreth memeve që e lidhin me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun, të cilat shkaktuan reagime të ashpra në Kinë.

Përmes një deklarate zyrtare, drejtuesit e kampionatit spanjoll iu kanë kërkuar falje qytetarëve kinezë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara ndër vite me institucionet sportive, transmetuesit dhe miliona tifozë në këtë vend.

“E kuptojmë dëmin e shkaktuar dhe, në emër të La Liga-s, dëshirojmë t’i kërkojmë falje sinqerisht popullit kinez”, – thuhet në deklaratë.

La Liga thekson se nuk do të lejojë që një veprim individual të dëmtojë marrëdhëniet me Kinën dhe imazhin e kampionatit, duke prekur edhe më shumë se 20 klubet profesioniste dhe miliona tifozët vendas.

“Po marrim të gjitha masat që kemi në dispozicion dhe po punojmë ngushtë me partnerët tanë në Kinë për ta kapërcyer këtë situatë”, – bëjnë të ditur drejtuesit.

Në fund, La Liga nënvizon se marrëdhëniet e ndërtuara ndër vite nuk duhet të rrezikohen nga një incident i vetëm.

 

Teilen: