Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Manchester United i beson ende Carrick, nuk ka shkarkim pas rezultateve negative

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka vendosur t’i japë Michael Carrick dhe stafit të tij teknik një tjetër mundësi për të përmbysur situatën dhe për të shpëtuar sezonin, raporton Chris Wheeler i “Daily Mail”.

Pavarësisht humbjeve ndaj Como dhe Bournemouth, drejtuesit e klubit anglez nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshim të menjëhershëm në stol. Për momentin, ata kanë zgjedhur vazhdimësinë, duke i dhënë trajnerit kohë për të përmirësuar paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës.

Vendimi synon gjithashtu të rikthejë stabilitetin në dhomën e zhveshjes, në një periudhë kur presioni është rritur ndjeshëm dhe pakënaqësia e tifozëve po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Megjithatë, besimi ndaj Carrick nuk është i pakushtëzuar. Trajneri anglez duhet të japë përgjigje konkrete që në ndeshjet e ardhshme, për të rikthyer besimin dhe sigurinë në ambientin e “Old Trafford”.

Për momentin, shkarkimi është shmangur, por rezultatet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Teilen: