Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Tifozët e “masakruan” për paraqitjen në “El Clasico”, Joao Cancelo iu kundërpërgjigjet me këngë

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Joao Cancelo ishte një nga lojtarët e Barcelonës me paraqitjen më të dobët në “El Clasico”-n e fundit ndaj Real Madridit, e mbyllur 1-2 për “Los Blancos”.

Portugezi nuk i ka shpëtuar dot kritikave të vazhdueshme të tifozëve katalanas dhe jo vetëm, ku pika e tij më e dobët është aftësia mbrojtëse.

Ditën e sotme, Cancelo publikoi një mesazh të tërthortë në rrjetet sociale, si një përgjigje pas humbjeve të njëpasnjëshme të katalanasve ndaj PSG-së dhe Real Madridit. Mbrojtësi portugez zgjodhi një këngë që flet për besimin te vetja dhe vendosmërinë për të kapërcyer vështirësitë.

Cancelo postoi një foto bardhezi të vetes, shoqëruar me këngën “Yo creo en mí” (Unë besoj te vetja) të këngëtarit El Arminio. Teksti i këngës përqendrohet te qëndrueshmëria gjatë krizave, ngritja pas një rënieje dhe besimi te aftësitë vetjake nën presion.

Teilen: