Matteo Darmian rikthehet te përvoja e tij e gjatë zikaltër dhe e konsideron Interin e drejtuar nga Chivu favorit për titullin kampion: “E dija që kisha edhe një vit kontratë, ndaj rrugëtimi im me Interin mund të përfundonte. Megjithatë, gjithçka u mbyll mirë, duke fituar një titull kampion dhe një Kupë Italie”.
Prej 8 tetorit, 36-vjeçari ka nisur një aventurë të re në Serinë A me fanellën e Bologna, ku ka qenë titullar në tri ndeshjet e para të skuadrës. Në intervistën për “Sportmediaset”, mbrojtësi foli edhe për 6 vitet e kaluara tek Interi, me të cilin regjistroi gjithsej 218 paraqitje:
“Për mua ishin 6 vite të mrekullueshme. Kam një lidhje të jashtëzakonshme me të gjithë. Mendoj se grupi ka qenë forca dhe baza mbi të cilën Interi ka ndërtuar sukseset e tij gjatë këtyre viteve. A mbetet Interi favorit për titullin? Mendoj se po, këtë po e dëshmon edhe këtë sezon”.