Në një intervistë të fundit për La Gazzetta dello Sport, Hernan Crespo shprehet me bindje të plotë se Inter është skuadra më e kompletuar në Serie A. Ndërkohë që për ish-klubin tjetër të tij, Milanin, Crespo tha se kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm.
“Inter është skuadra më e mirëpajisur për të fituar titullin në Serie A. Kjo nuk do të thotë se do ta fitojnë patjetër, por kanë gjithçka që u nevojitet për ta arritur këtë gjë.
Skuadra e Chivu më duket si një anije luftarake. T’i fundosësh ata, të paktën në Itali, duket e pamundur, pavarësisht ndonjë hapi të gabuar në arenën evropiane.
Milan është pak më mbrapa, por kanë bërë përparim të ndjeshëm, gjë që më ka befasuar. Sot, Milani duket si një skuadër kompakte. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Kanë lojtarë me cilësi të mira teknike dhe një tifozeri që po mëson t’i mbështesë edhe në momentet e vështira. Sipas mendimit tim, ata janë të destinuar të rriten edhe më shumë. Nuk janë ende në nivelin e Interit, por hendeku mund të mbyllet lehtësisht”, tha Crespo.