Thursday, 29. October 2026
Futboll

Flick organizon “barbecue” për të larguar “fantazmat” pas humbjeve me PSG-në dhe Real Madridin

GS 29/10/2026 1 Min. Lesezeit

Java më e vështirë e sezonit deri tani ka tronditur Barcelonën, pas humbjes 4-2 ndaj PSG në Champions League dhe disfatës 2-1 në “El Clasico” kundër Real Madridit. Shqetësimi kryesor lidhet me mbrojtjen, por stafi teknik ka evidentuar edhe rënien e intensitetit, gabimet në leximin e lojës dhe vështirësitë në menaxhimin e momenteve të ndeshjes.

Për të shmangur një krizë më të thellë, Hansi Flick organizoi një “barbecue” në qendrën stërvitore të klubit, ku u mblodhën lojtarët dhe stafi. Takimi synonte të bashkonte grupin dhe të diskutonte hapur problemet e fundit.

Disa nga liderët e skuadrës, mes tyre Raphinha dhe Rodri, morën fjalën për të motivuar shokët. Lojtarët analizuan gabimet, nga mungesa e agresivitetit në presing deri te pasaktësitë në ndërtimin e lojës.

Në dhomat e zhveshjes mbetet bindja se Barcelona ka potencialin për të konkurruar në nivelet më të larta dhe për të fituar trofe. Përgjigjja pritet në fushë, në ndeshjet kundër Alaves, Aston Villa dhe Atletico Madridi.

 

Teilen: