Thursday, 29. October 2026
Futboll

Tevez zbulon arsyen e kalimit nga United te City: Ferguson më mashtroi, nuk e mbajti fjalën

GS 29/10/2026 2 Min. Lesezeit

Carlos Tevez ka treguar arsyen e largimit nga Manchester United drejt Manchester City në verën e vitit 2009, duke akuzuar Sir Alex Ferguson se nuk mbajti premtimin për ta blerë përfundimisht.

“Ferguson më tha: Carlos, do të paguaj për transferimin tënd dhe do të qëndrosh në Manchester. Do të blejmë Berbatov, por mos u shqetëso, do të marrim edhe ty”, – kujtoi argjentinasi në podcastin e Rio Ferdinand.

“Ferguson pati 6 muaj për ta mbajtur fjalën, por nuk e bëri. Përkundrazi, nisi të më linte në stol. Pata përshtypjen se donte të ulte vlerën time në treg. Kjo më lëndoi më shumë se gjithçka”, – rrëfeu Tevez.

“E doja Manchester United, kisha dhënë gjithçka për atë fanellë, por nuk mora të njëjtin trajtim. Kalimi te Manchester City ishte një lloj hakmarrjeje”, – shtoi ai.

Tevez zbuloi se, para finales së Champions League 2009, Ferguson i kishte komunikuar se ishte gati të aktivizonte opsionin e blerjes, por vendimi i argjentinasit ishte marrë tashmë: “Ishte tepër vonë, kisha vendosur të kaloja në anën tjetër të qytetit. Ishte një goditje për të, por edhe për mua, sepse e adhuroja ‘Old Trafford’. Për mua ishte si ‘Bombonera’ si stadium”, – përfundoi ish-sulmuesi.

 

Teilen: