PSG ka vënë në shënjestër Rayan Cherki dhe është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro për fantazistin e Manchester City. Mbetet për t’u parë nëse kjo shumë do të mjaftojë për ta bindur klubin anglez. Trajneri i City, Enzo Maresca, vlerësoi së fundmi cilësitë e francezit, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron ta humbasë:
“Për momentin, Rayan është një nga lojtarët më të mirë në Europë, nëse luan në pozicionin e duhur. Nëse arrijmë ta mbajmë dhe t’i shërbejmë topin, ai bëhet një nga më të mirët në përgjithësi. I pëlqen ta ketë topin në këmbë dhe të lëvizë shumë, ndaj shpesh largohet nga pozicioni ideal. Për sa iu përket golave dhe asistimeve, po bën diçka fantastike. Kur luan në pozicionin e duhur, është shumë i rëndësishëm”.
Ndërkohë, Ferran Soriano zbuloi prapaskenat e transferimit të tij te City: “Të gjithë i njihnin cilësitë, por krijohej përshtypja se ishte kaotik. Txiki Begiristain dhe Hugo Viana biseduan me disa trajnerë. Njëri prej tyre dha një vlerësim negativ, por Cherki ishte shumë i ri. Ata janë të bindur se dyshimet për sjelljen e tij janë thjesht një mit”.