Thursday, 29. October 2026
Futboll

Kovac mesazh Kompany para “klasikes”: I uroj shërim të shpeshtë, e njoh presionin që ka si trajner i Bayern

GS 29/10/2026 2 Min. Lesezeit

Ka pasur një valë urimesh për trajnerin e Bayern Munich, Vincent Kompany, pasi ai u rrëzua të premten e kaluar në “Säbener Straße”, pas seancës stërvitore të ekipit të parë.

Belgu sapo kaloi një infeksion si dhe probleme me ijën që e kishin penguar të lëvizte lirshëm në dy ndeshjet e fundit të Bayern. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse rrëzimi kishte lidhje me sëmundjen nga e cila ai po shërohej.

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, i cili më parë ka luajtur dhe ka drejtuar Bayern, i dërgoi urimet e tij kolegut rival para ndeshjes që dy skuadrat do të luajnë këtë fundjavë në sfidën e vlefshme për kreun e Bundesliga.

“Ashtu si të gjithë tifozët e futbollit, i uroj gjithë të mirat. Shpresoj të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në fushë sa më parë. Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është t’i ofrohet qetësi, sepse ka nevojë për kohë”, tha Kovac.

“Të gjithë e dimë se sa impenjative është puna e trajnerit, ndaj i uroj sinqerisht gjithë të mirat. Shpresoj se do të mund të flasim sërish diku gjatë javës së ardhshme,” u shpreh me mirësjellje trajneri kroat.

“E njoh mirë presionin e vazhdueshëm dhe vëmendjen e madhe mediatike me të cilën përballet Kompany si trajner i Bayern”, tha Kovac. Ekziston mundësia që ai të humbasë “Der Klassiker” kundër Dortmund që luhet ditën e shtunë.

Teilen: