Thursday, 29. October 2026
Futboll

Fenomeni 17-vjeçar që po sjell një revolucion në Bundesligë, Bayern Munich gati ta “rrëmbejë”

GS 29/10/2026 2 Min. Lesezeit

Pasi u bë i njohur në sezonin e kaluar, Wael Mohya është konfirmuar si talenti i madh i radhës në Bundesligë. Këtë sezon, ai po dëshmon më së miri potencialin e tij te Borussia Monchengladbach dhe klubet e tjera gjermane tashmë po e ndjekin me vëmendje të madhe.

Fillimi i sezonit për Borussia Mönchengladbach ka qenë tejet dramatik. Të pozicionuar në fund të renditjes në Bundesligë, “Die Fohlen” e nisën sezonin me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje. Megjithatë, të premten e kaluar ata arritën më në fund fitoren e parë, kundër Stuttgartit. Një fitore që mban vulën e Wael Mohya-s. Me një gol të shënuar dhe një asist për Shuto Machinon, mesfushori i ri sulmues po dëshmohet si lojtari kyç për ekipin e tij. Me tre gola dhe një asist në tetë ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, 17-vjeçari jo vetëm që është kthyer në titullar fiks, por po merr edhe rolin e liderit brenda skuadrës së tij.

Ky mund të jetë sezoni i shkëlqimit të tij të madh. I mbërritur te Borussia Mönchengladbach në moshën tetëvjeçare, Wael Mohya është një talent i jashtëzakonshëm që u shfaq shumë herët. Në moshën 16 vjeç, 9 muaj dhe 28 ditë, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Borussia Mönchengladbach. Interesi për të është shumë i madh dhe gara mund të thuhet që ka nisur deri tani. Sipas Sky Sport Germany, Bayern Munich është veçanërisht i magjepsur nga lojtari.

Megjithatë, gjigantët bavarezë nuk janë të vetmit të interesuar, pasi edhe Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig janë në garë. Ka pak gjasa që çështja të zgjidhet këtë dimër, por ajo mund të shndërrohet në një nga historitë më të mëdha të transferimeve në verën e vitit 2027.

Teilen: