Thursday, 29. October 2026
Futboll

“Nuk ka të bëjë fare me taktikën e trajnerit”, MCKennie tregon problemin e madh të Juventusit këtë sezon

GS 29/10/2026 2 Min. Lesezeit

Juventus ka pësuar tre humbje në 9 javët e para në Serie A këtë sezon. E fundit ishta humbja e mbrëmshme 2-0 ndaj Genoa. Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, bardhezinjtë nuk treguan asgjë në fushë, duke bërë një paraqitje tepër të dobët.

Weston McKennie këmbëngul se humbja 2-0 e Juventusit ndaj Genoas nuk ka ta bëjë fare me taktikat e trajnerit, i cili është i detryar të ndryshojë disa herë skemat dhe sistemin e lojës së bardhezinjve, për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Në fushë janë 11 lojtarë. Taktikat ndihmojnë, por të vraposh pesë apo dhjetë metra më shumë është ajo që bën diferencën; nuk janë taktikat. Bëhet fjalë për të qenë të vendosur për ta finalizuar një aksion, për t’u kthyer në mbrojtje dhe për të luftuar për shokun e skuadrës. Duhet të bëjmë më shumë. Thjesht, të bëjmë më shumë. Ne jemi Juventusi dhe te Juventusi nuk mund të kemi këto luhatje. Juventusi është një klub me histori të madhe dhe shumë fitore; duhet t’i kthehemi fitoreve me më shumë vazhdimësi. Fjalët nuk kanë më vlerë, por duhet vepruar duke nisur nga secili prej nesh”, tha McKennie.

Teilen: