Friday, 30. October 2026
Futboll

“Zgjohem çdo mëngjes duke shpresuar që Interi ta ndalojë hapin dhe ne të fitojmë”

GS 30/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gerry Cardinale, pronari i Milanit dhe i fondit “RedBird”, ka folur për rivalitetin me Interin dhe ëndrrën për të fituar titullin kampion.

“Zgjohem çdo mëngjes duke shpresuar për një mundësi të vogël; që Interi të nisë të barazojë në vend që të fitojë, ndërsa ne të arrijmë një seri fitoresh. Mua më intereson vetëm fitorja dhe ta ngushtojmë diferencën me skuadrat që kemi përpara”, – deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

Cardinale pranoi se rivaliteti me zikaltërit i shkakton edhe net pa gjumë: “E ndiej konkurrencën me Interin, madje më lë pa gjumë. Ata e kanë merituar nivelin ku ndodhen dhe i respektoj. Jam i bindur se do të arrijmë në atë nivel dhe do ta ngremë atë trofe”, – u shpreh ai, duke iu referuar titullit të Serie A.

Për stadiumin e ri, Cardinale shtoi: “Është një hap i rëndësishëm, por nuk ka stadium në botë që për mua të vlejë sa një fitore në derbin kundër Interit”.

 

Teilen: