Saturday, 31. October 2026
Sport

Zjarr në një magazinë në Gjirokastër, flakët rrezikonin dy pallate banimi

GS 31/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve, në rrugën pranë Fushës së Vjetër në Gjirokastër.

Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë në orën 23:29. Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë magazinën dhe rrezikonin të përhapeshin drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi.

Për neutralizimin e situatës u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, një autobot dhe i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së koordinuar, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt ndërtesave të banimit dhe objekteve përreth.

Pas një operacioni intensiv, zjarri u shua plotësisht.

/rtsh.al/

Teilen: