Saturday, 31. October 2026
Sport

Superliga në aksion – java e 12-të nis sot, vëmendja në Podujevë

GS 31/10/2026 1 Min. Lesezeit

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy përballje në kuadër të javës së 12-të, ku njëri prej duelve më interesante pritet të zhvillohet në Podujevë.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës, në një përballje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e plota. Ky takim pritet të sjellë rivalitet të madh, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja ekipet, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në Gjilan, Drita do të përballet me Vushtrrinë. Skuadra vendase synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të arkëtuar tri pikë dhe për të vazhduar me rezultate pozitive.

Të dyja ndeshjet janë në program nga ora 13:00.

Java e 12-të e Superligës do të përmbyllet nesër me dy takimet e fundit: Malisheva – Feronikeli ’74 dhe Dukagjini – Gjilani./lajmi.net/

Teilen: