Një 38-vjeçar i identifikuar ka rënë në prangat e policisë pasi në 2022 dhunoi fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit me inicialet F. H., banues në Manzë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar këtë masë sigurie më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
38-vjeçari akuzohet se më 18 mars 2022 ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.
Pas deportimit të tij nga Greqia, policia bëri të mundur ndalimin e 38-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/