Fermin Lopez ka reaguar ndaj lajmeve të fundit që e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Barcelona, duke shprehur qartazi dëshirën e tij për të qëndruar te katalanasit.
Eksperti i tregut të transferimeve, Matteo Moretto, raportoi gjatë javës se Manchester United dhe PSG kanë si prioritet kryesor në merkaton e verës së ardhshme transferimin e Fermin Lopez.
Vetë mesfushori me tipare sulmuese i Barcelonës reagoi për këto lajme, pas fitores së fundit të katalanasve 6-1 ndaj Alaves.
“Nuk u kushtoj vëmendje lajmeve të tilla. Dua të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Shpresoj ta mbyll karrierën time futbollistike në këtë klub. 23-vjeçari është një nga lojtarët kyç të Barcelonës dhe ka treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke kontribuar me 6 gola dhe 6 asiste deri tani.