Monday, 2. November 2026
Sport

Edon Zhegrova asiston, Alajbegovic shënon supergol ndaj Juventusit

GS 01/11/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e mori avantazhin plas plot 70 minutave lojë, sfidë që faktikisht po e dominojnë nga minuta e parë.

E tëra nisi me Edon Zhegrovën, që dribloi për mrekulli Oliveran ndërsa pastaj pasoi te boshnjaku Kerim Alajbegovic, i cili realizoi supergol.

Alajbegovic me një goditje të fuqishme nga distanca e la portierin e Napolit plotësisht të shtangur, për të mos i dhënë asnjë mundësi për të reaguar.

Përndryshe, ky ishte goli i parë i boshnjakut në Serie A, ndërsa për Zhegrovën, asistimi i tretë.

Teilen: