Monday, 2. November 2026
Futboll

Barcelona ka të drejtë të mburret me dyshen e sulmit, askush tjetër në Europë si Yamal-Raphinha

GS 02/11/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona zotëron dyshen më të mirë sulmuese deri tani në Europë për këtë sezon. Lamine Yamal dhe Raphinha kanë qenë të jashtëzakonshëm deri tani, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 14 asiste. Raphinha ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë tri asiste në 12 ndeshje. Yamal ka shënuar 12 gola dhe ka krijuar 11 të tjerë në 14 ndeshje. Diferenca me dyshet e tjera sulmuese të klubeve të tjera është e ndjeshme.

Dyshja sulmuese e Bayern Munich, Harry Kane dhe Michael Olise, kanë shënuar së bashku 16 gola, secili nga 8 gola. Po ashtu numërojnë edhe 12 asiste.

Pjesë e podiumit janë edhe Man. City dhe Real Madrid me nga 18 gola të shënuar. Te City është Haaland dhe Rayan Cherki, 13 gola norvegjezi dhe 5 francezi. Real Madridi ka të njëjtën shifër, 18 gola, me 15 gola nga Kylian Mbappe dhe tre nga Arda Guler.

Edhe te klubet e tjera të mëdha situata është e ngjashme. Te PSG, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë shënuar 11 gola, po aq sa Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram te Inter.

Ajo që ndryshon dyshen sulmuese të Barcelonës nga dyshet e tjera është fakti që secili prej tyre ka kaluar pragun e 10 golave, gjë që nuk ndodh në klubet e tjera.

Teilen: