Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, beson se Phil Foden do të rikthehet shumë shpejt lojtari që ka enë disa vite më parë, kur shpallej “lojtari më i mirë në Premier League”. Këtë sezon, 26-vjeçari anglez ka realizuar 4 gola në 9 ndeshje.
“E kam thënë që nga dita e parë kur erdha këtu, e konsideroj atë si një nga lojtarët më të mirë anglezë. Për arsye të ndryshme, në dy vitet e fundit, ai nuk ka qenë në nivelin e duhur. Por unë e di se sa i aftë është”, tha Maresca.
Më tej, trajneri italian shtoi: “Ne po përpiqemi ta ndihmojmë, sepse jemi të sigurt që edhe ai do të na ndihmojë ne. Të gjithë e njohin aftësinë e tij dhe gradualisht po gjen formën optimale. Sa herë që luan ndihmon shumë ekipin”.