Tuesday, 3. November 2026
Futboll

Çalhanoglu i hap rrugë rinovimit, por ka kërkesa të qarta. Pritet përgjigjja e Interit

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Interi dhe Hakan Calhanoglu kanë nisur kontaktet e para zyrtare për rinovimin e kontratës së mesfushorit turk, e cila përfundon në qershor. Të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin.

Gjatë një takimi të zhvilluar dy javë më parë, Calhanoglu nuk ka paraqitur kërkesa konkrete financiare, por ka kërkuar vlerësimin e statusit të tij në skuadër. Ai synon një kontratë të paktën 2-vjeçare, me pagë fikse në të njëjtin nivel me atë që përfiton aktualisht.

Drejtuesit zikaltër po përgatisin një ofertë që, përveç pagës bazë, do të përfshijë edhe bonuse të lidhura me rezultatet e skuadrës dhe ecurinë në Champions League. Interi synon të paraqesë së shpejti ofertën përfundimtare, me objektivin për ta mbyllur marrëveshjen deri në fund të janarit.

Teilen: