Tuesday, 3. November 2026
Sport

​Arba Hasanaj drejt medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është shumë pranë luftës për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj, që po mbahen në Dakar të Senegalit.

Hasanaj, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ka regjistruar dy fitore në garat e deritashme, ndërsa pas humbjes në çerekfinale ka vazhduar garën përmes repesazhit.

Ajo ka kaluar me sukses repesazhin e parë dhe tani i nevojitet edhe një fitore për të siguruar luftën për medaljen e bronztë.

Teilen: