Tuesday, 3. November 2026
Sport

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në pjesën e parë.

Ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës në Champions, të luajtur të martën mbrëma në “Old Trafford”, ekipi anglez e fitoi me rikthim.

Manchester Unitedi fitoi me pëembysje duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 3:2, falë golave në 30-të minutat e fundit.

Bruno Fernandes me një gol dhe dy të tjerë nga Matheus Cunha që u ndëshkua me karton të kuq ia siguruan fitoren Manchesterit.

Golat për Romën i shënuan Matias Soule dhe Donyel Malen.

Manchester Unitedi, tani ka 6 pikë kurse Roma është në kuotën e 4 pikëve.

Teilen: