Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, vazhdon të jetë i pakënaqur me anulimin e edicionit 2020 të “Topit të Artë” për shkak të pandemisë COVID-19.
Ish-drejtori i “France Football”, Pascal Ferré, ka zbuluar se e kishte telefonuar personalisht sulmuesin për t’i komunikuar vendimin, por ai nuk kishte arritur ta kuptonte plotësisht.
Ferré tregoi se në vitet e mëvonshme, sa herë që takoheshin, Lewandowski i thoshte me shaka: “Ja ku është njeriu që nuk deshi kurrë të ma jepte një Top të Artë”.
Në atë vit, polaku fitoi tripletën me Bayern Munich (Champions League, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë), duke shënuar 55 gola në 47 ndeshje. Edhe pse një vit më vonë u rendit i dyti pas Lionel Messit, zhgënjimi për mungesën e çmimit të vitit 2020 ka mbetur./Lajmi.net/
Teilen: