Wednesday, 4. November 2026
Sport

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë 1:1 edhe pse kanë mundur të shënohen edhe më shumë gola pasi të dy skuadrat lëshuan raste të mira shënimi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e shtatë kur Blendi Baftiu kaloi Prishtinën në epërsi duke shfrytëzuar tollovinë e krijuar para portës së Dritës për të shënuar për 1:0.

Megjithatë, avantazhi i Prishtinës nuk zgjati shumë pasi Drita barazoi shifrat në 1:1 me anë të Blerim Krasniqit që u asistua nga Liridon Balaj në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje është e mbetur dhe i takon xhiros së dytë pasi ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në kualifikimet e garave të UEFA-s.

Teilen: