Një grup të rinjsh dhe qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke vijuar protestën.
Grumbullimi i qytetarëve u shoqërua edhe me momente tensioni. Gjatë qëndrimit përballë godinës qeveritare, “është shënuar edhe një incident ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë”, si pasojë e të cilit janë ndaluar dy aktivistë.
Shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagim tek protestuesit, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë duke tentuar të mos lejojnë shoqërimin e dy aktivistëve nga policia.
/rtsh.al/
Teilen: