Disfata e Sunderlandit në Ligën e Evropës nga Dinamo e Zagrebit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrës angleze.
Sunderlandi, të enjten mbrëma u mposht 2:0 në shtëpi nga skuadra kroate në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.
Pas ndeshjes, tifozët e Sunderlandit nëpër rrjetet sociale kanë fajësuar trajnerin Regis Le Bris dhe kapitenin Granit Xhaka, jo vetëm për humbjen por edhe për formën e dobët të ekipit në sezonin aktual.
Krahas Ligës së Evropës, ku i ka dy fitore, Sunderlandi në Premier League është në pozitën e fundit në tabelë me një fitore të vetme.
Sipas tifozëve, ka ardhur koha që trajneri Le Bris dhe Xhaka të largohen nga ekipi pasi kapiteni nuk është as hija e lojtarit të sezonit të shkuar, ku shkëlqeu.
Xhaka vitin e shkuar iu bashkua Sunderlandit dhe ka kontratë deri në vitin 2029 kurse në sezonin aktual ka vetëm 1 asistim në 13 ndeshje të luajtura.