Friday, 6. November 2026
Sport

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

GS 06/11/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, ka publikuar të premten listën e lojtarëve, në të cilët llogaritë për ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë.

Janë këto ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Ligën C1 të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ku edhe do të përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë në këtë garë.

Maran ka ftuar 27 futbollistë kurse mungon sulmuesi Armando Broja për shkak të lëndimit, sikurse edhe portieri Thomas Strakosha.

Sa i përket repartit të sulmit, selektori Maran ka ftuar Rey Manajn, Mirlind Dakun, Myrto Uzunin dhe Cristian Shpendin.

Shqipëria më 12 nëntor e pret Finlandën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa më 15 nëntor luan ndaj Bjellorusisë në terren neutral, përkatësisht në Budapest të Hungarisë.

Janë ndeshje vendimtare sa i takon garës për vendin e parë në grup dhe promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Shqipëria është e para në grup me nëntë pikë. Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre. San Marino është pa pikë në vendin e fundit.

Teilen: